Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “Nurun aled-Derb” (232 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për ta lënë Kur’anin në tokë mbi tepih të xhamisë? Disa njerëz thonë se kjo shpie në mosbesim.”
Përgjigje: “Lënia e Kuranit në tokë mbi tepih, është veprim që lejohet. S’ka të keqe nëse e lë në ndonjë vend që nuk është nënçmim apo nënvlerësim; s’ka asgjë të keqe nëse e vë atë para vetes apo anash teje. Kjo është në rregull dhe nuk është mosbesim.
Ndërsa, për ta vënë atë para këmbëve, besoj se një besimtar i devotshëm kurrë nuk mund ta bëjë këtë- nuk ka dyshim se kjo është nënçmim ndaj Fjalës së Allahut (‘azze ue xhel).”