Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lëre debatuesin/polemizuesin nëse e vërteta është sqaruar

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Hiljetu Talebil-‘Ilm, fq. 28

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një nga çështjet kryesore është që njeriu të pasojë Selefët në të gjitha çështjet e fesë, siç është Teuhidi, të gjitha llojet e adhurimeve, në çështje të shitblerjes dhe çdo gjë tjetër. Përveç kësaj, ai duhet të braktis debatet dhe polemikat. Debatet dhe polemikat janë shkaktari kryesor të cilat mbyllin derën drejt njohjes të së vërtetës. Ato e bëjnë njeriun që të flas dhe të luftojë për veten dhe teket individuale.

Jo rrallëherë, polemikat shkojnë aq larg, saqë nëse e vërteta i qartësohet atij, e sheh atë se si ai ose e mohon atë ose e shtrembëron atë për të mbështetur mendimin e tij dhe për të detyruar kundërshtarin që të përqafoj mendimin e tij. Nëse e sheh vëllanë tënd duke debatuar dhe polemizuar kur e vërteta është e qartë, e kthjellët dhe nuk e pason atë, duhet të ikësh larg prej tij ashtu siç ik prej luanit. Thuaj atij që ti nuk ke për t’i thënë më shumë se kaq, dhe lëre fjalosjen me kaq.

Shpërndaje: