Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (11)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighassat%20-11-01-1439h.mp3
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (72), min: 53:04
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është rregulli për masën e thjeshtë të popullit që të hynë në tema të mëdha aktuale fetare? A janë hyrjet dhe komentet e tyre rreth këtyre çështjeve, të folurit për Allahun pa dije?
Përgjigje: Po, kjo është të folur për Allahun pa dije. Çështjet duhet t’i referohen njerëzve përkatës; njerëzit që i njohin gjykimin e tyre dhe zgjidhjen e tyre:
وَإِذَا جَاءهُمْ أَمْرٌ مِّنَ الأَمْنِ أَوِ الْخَوْفِ أَذَاعُواْ بِهِ
”Kur t’u vijë atyre ndonjë lajm i rëndësishëm që përket sigurinë e njerëzve apo frikë ose frikës, ata e përhapin atë. Sikurse ti’a kishin paraqitur atë (për shqyrtim) të dërguarit apo njerëzve të tjerë drejtues të tyre, shqyrtuesit përkatës do ta kishin kuptuar atë prej tyre (menjëherë). Po të mos kishte qenë mirësia dhe mëshira e Allahut mbi ju, ju do të kishit pasuar shejtanin, përveç një pakice prej jush.”
Pra ata fillojnë të merren me të, ta analizojnë dhe të flasin me pa të drejtë në lidhje me të:
وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَى أُوْلِي الأَمْرِ مِنْهُمْ
Sikurse ti’a kishin paraqitur atë (për shqyrtim) të dërguarit apo njerëzve të tjerë drejtues të tyre…”
Do të thotë dijetarët dhe pushtetarët:
لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنبِطُونَهُ مِنْهُمْ
“… drejtues të tyre, shqyrtuesit përkatës do ta kishin kuptuar atë prej tyre (menjëherë).”1
Prandaj, ne nuk duhet të futemi në politikë dhe çështje të mëdha. Atë ne ua lëmë atyre që mund të shpëtojnë veten dhe muslimanët nga ajo, domethënë dijetarët dhe politikanët. Nëse çështja është politike, ajo u referohet autoriteteve dhe politikanëve. Nëse çështja është fetare dhe ka të bëjë me hallallin dhe haramin, ajo u referohet dijetarëve.
1 4:83