Shejkh Abdullah el-Adani
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Një prej imamëve, ditëve para se të hyjë muaji i Ramazanit në namazet me zë, shpeshherë lexon ajetet që përmendin agjërimin. Çfarë është gjykimi për një veprim të tillë? Ai, gjithashtu dhjetë netët e fundit të Ramazanit e lexon shpeshherë suren el-Kadr.”
Përgjigje: ”Nuk transmetohet se Profeti -صلى الله عليه وسلم- veçonte pritjen e muajit të Ramazanit me leximin e ajeteve të agjërimit. Disa prej dijetarëve, theksojnë se veçimi i disa ajeteve apo sureve në pritje të ditëve e muajve të veçanta, nuk është prej Sunnetit.
Përkundrazi, nëse me këtë gjë synohet të bëhet adhurim ndaj Allahut e Lartësuar atëherë ka mundësi që ky veprim të bëhet Bidat. Për këtë arsye, nuk është e preferuar që në të veçohen ditë të tilla të lexohen ajete të caktuara.
Nëse ndonjëherë ndodhë që t’i lexojë (këto ajete në ditë të caktuara), insha-Allah është e lejuar dhe nuk ka të keqe ngase të gjithë ajetet janë prej Kuranit.
Ndërsa e njëjta gjë të ndodhë çdo vit –ashtu siç po kuptohet nga pyetja-, d.m.th. që t’i veçojë këto ditë me leximin e sureve dhe ajeteve të caktuar, pa e marrë parasysh a është në pritje të muajit apo në përfundim të tij, kjo nuk është prej Sunnetit të Profetit -صلى الله عليه وسلم- e as prej praktikës së Sahabëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta).
Thotë Profeti -صلى الله عليه وسلم- : “Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit -صلى الله عليه وسلم-, ndërsa veprimet më të këqija janë ato të shpikurat.”