Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/1173
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Sa duhet të jetë numri femrave që ato të bëhen xhemat për të falur namazin së bashku, dhe a duhet lexuar me zë të ngritur ajo që u prinë atyre në namaz?”
Përgjigje: “Nëse ndonjë femër u prinë femrave të tjera në namaz, atëherë është e ligjësuar që ajo të ngritë zërin kur të lexoj Kuran në namazet që është i ligjësuar ngritja e zërit, në mënyrë që ato të dëgjojnë leximin dhe të përfitojnë nga fjalët e Allahut.
Ndërsa, kur jemi tek numri femrave, që të konsiderohen xhemat për të falur namazin së bashku, atëherë themi se, nuk kushtëzohen të jetë ndonjë numër i caktuar. Por, nëse falen vetëm dy femra së bashku, njëra prej tyre (ajo e cila nuk është në pozitë të imamit), falet në anën e djathtë të asaj që prinë në namaz, e në rast se janë më shumë se kaq, atëherë ato rreshtohen në të djathë e në të majtën e asaj, dhe në këtë mënyrë ajo që u prinë në namaz të mbetet në mes.”