Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Leximi i Kuranit gjatë ciklit menstrual – Uthejmin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih el-Bukhari (2/82-83)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh -rahimehullah- ka thënë:

“Nuk ka asgjë autentike dhe konkrete nga sunneti që e ndalon gruan me menstruacione nga leximi i Kuranit.”1

Atëherë esenca është se kjo lejohet. Megjithatë, do të ishte një mendim i fortë të thuhej se i lejohet të lexojë nëse është e nevojshme dhe se përndryshe ajo të mos hyjë në diçka rreth të cilës dijetarët kanë mendime të ndryshme.

E nevojshme konsiderohet të jetë për mësuesen, studenten ose gruan që dëshiron të lexojë rutinat e saj në mëngjes dhe në mbrëmje. Në këtë rast mendoj se është e padëmshme sepse nuk ka asnjë provë autentike dhe konkrete që e ndalon këtë.

Megjithatë mendoj se ajo nuk duhet të lexojë nëse kërkon shpërblim. Sepse nëse nuk lexon, kursehet, dhe nëse lexon, ose kursehet ose edhe mëkaton. Prandaj duhet të braktisësh atë në të cilën dyshon për atë që nuk dyshon.

Prandaj mendimi im është se asaj i lejohet  të lexojë Kuranin nëse është e nevojshme, përndryshe është më mirë të mos e bëjë këtë, dhe Allahu e di më mirë.


1 Shih: Mexhmu-ul-Fetaua (21/460).

Shpërndaje: