“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Leximi i Kuranit gjatë Ramazanit

Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)

Burimi: Lata’iful-Me’arif, fq. 234

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Buhkari dhe Muslimi transmetojnë nga Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) i cili ka thënë:

“Profeti ﷺ ishte njeriu më bujar dhe ai ishte më bujari gjatë Ramazanit kur Xhibrili e takonte atë dhe e lexonte Kuranin. Xhibrili e takonte atë çdo natë në Ramazan për të lexuar Kuranin me të. Kur Xhibrili e takonte të dërguarin e Allahut ﷺ, ai ishte më bujar se sa dërgimi i erës.”

Ky hadith gjithashtu na jep argument se është e rekomanduar për të studiuar Kuranin në Ramazan dhe që të grumbullohemi për të bërë këtë, dhe që t’a lexosh Kuranin në prezencë të atij që ka hifz më të mirë se ti. Përveç kësaj hadithi dëshmon se duhet të lexohet më shumë Kuran në Ramazan. Fatimja (radijAllahu anha) tregoi se babai i saj i tregoi se, Xhibrili vinte dhe lexonte Kuranin me të një herë në vit dhe se ai e bëri këtë dy herë në vitin që ai vdiq.

Në hadithin e Ibn Abbasit përmendet se profeti dhe Xhibrili e lexonin Kuranin gjatë natës. Kjo dëshmon se është e rekomanduar për të lexuar shumë Kuranin gjatë netëve të Ramazanit. Gjatë natës mbarojnë punët, energjia mblidhet dhe zemra dhe gjuha bashkohen në meditim.

Allahu (te ala) ka thënë:

“E s’ka dyshim se namazi i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.”1

Ramazani ka lidhje të veçantë me Kuranin:

“Muaji i Ramazanit, që në të filloi të shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).”2

Ibn Abbasi (radijAllahu anhume) ka thënë se i tërë Kurani është zbritur nga pllaka e ruajtur për tek shtëpia e fuqishme në natën e Kadrit. Kjo mbështetet nga ajeti:

 “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit.”3

 “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit).”4


1 73:6.

2 2:185.

3 97:1.

4 44:3.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram