“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Si bëhet rukje ndaj mësyshit?

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Fataua alal-Haua 18/2-1436
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e mjaftueshme që t’i lexohet surja El-Fatiha personit i cili është goditur nga mësyshi? Sa herë duhet t’i lexohet ajo? Cilat ajete të Kuranit duhet t’i lexohen personit që është goditur nga mësyshi?

Përgjigje: El-Fatiha duhet t’i lexohet personit që është goditur nga mësyshi sepse surja El-Fatiha është rukje. Ajo duhet të përsëritet disa herë dhe gjithashtu duhet të lexohen ajete të tjera, për shembull ajeti nga surja El-Felek:

وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

”… dhe nga sherri i smirëziut kur vepron me smirë.” El-Felek, 113:1-5

Ky ajet përfshinë mësyshin sepse mësyshi është zili. Lexo suren El-Fatiha, El-Ikhlas, El-Felek dhe En-Nas, si dhe atë që di dhe mundesh nga Kurani. Allahu -subhanehu ue te ala- do ta shërojë atë.

Shpërndaje: