Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi thotë: A është sunnet apo bidat leximi i Kuranit me renditje të sureve (fillon nga El-Bekare deri te En-Nas) dhe përfundimi i tij në namazet me zë?
Përgjigje: Ky veprim është bidat. Kjo hap një derë për njerëzit që ata nuk e përballojnë dot. Së pari, profeti ﷺ nuk e ka bërë këtë. Së dyti, kjo do të thotë se ua vështirëson njerëzve nëse do t’u kërkohej që të lexonin të gjithë Kuranin në namazet e detyrueshme ndërsa Allahu -xhela ue ala- thotë:
“Prandaj lexoni sa keni mundësi nga Kurani!” El-Muzzemil, 73:20