Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Leximi i sures Ja Sin për të vdekurit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab (25)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ayatquran-26-07-1435-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është gjykimi për leximin e sures ”Ja Sin” tek varri i njeriut të vdekur? A ka kjo sure vlerë për këtë?”

Përgjigje: ”Surja Ja Sin nuk duhet të lexohet tek i vdekuri. Nuk ka asnjë konfirmim lidhur me këtë. Janë transmetuar hadithe të dobëta lidhur me këtë.

Sa i përket të vdekurit, nuk duhet ti lexohet Kurani fare atij. Kurani nuk duhet të lexohet për të vdekurin, qoftë para apo pas varrimit. Nuk ka asnjë provë për këtë. Një veprim pa prova është bidat.

Ai që dëshiron ti bëjë dobi muslimanit të vdekur duhet të kërkojë falje dhe mëshirë për të, të jap lëmoshë për të, të paguaj borxhet e tij dhe të ngjashme. Kjo i bën dobi të vdekurit. Kurani lexohet vetëm për të gjallët të cilët përfitojnë prej tij dhe e praktikojnë atë. Ai nuk duhet të lexohet për të vdekurit që as nuk munden të veprojnë e as të përfitojnë prej tij.”

Shpërndaje: