“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Leximi i sureve El-Mulk dhe Es-Sexhde

Imam Ebu Isa Muhamed bin Isa Et-Tirmidhi (v. 279)
El-Xhami (2892)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

2892 – Na tregoi Hurejm ibn Mis’ar Et-Tirmidhi: na tregoi El-Fudejl ibn Ijad, nga Lejthi, nga Ebu Ez-Zubejr, nga Xhabiri, i cili tha:

“Profeti ﷺ nuk flinte pa lexuar:

“Elif, Lâm, Mîm. Shpallja e këtij libri, pa asnjë dyshim, është nga Zoti i botëve.” Es-Sexhde, 32: 1-2

(tërë suren Es-Sexhde).

Imam Albani e vlerësoi hadithin si autentik përmes rrugëve të tjera të transmetimit (sahih li-gajrihi) në librin e tij Sahih El-Adeb El-Mufred, (917).

Dhe

”Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem…” El-Mulk, 67: 1

(tërë suren El-Mulk).

Hadithin e ka vlerësuar hasen (të mirë) imam Albani në Sahih Sunen Et-Tirmidhi (2891).

 

Shpërndaje: