Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Leximi i Kuranit me melodi gjatë ligjërimit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (13), min: 1.00.00

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdah%20Fiqh-26-10-1434.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa ligjërues lexojnë Kuranin melodikisht dhe ndryshojnë zërat gjatë ligjëratës. A është e ligjësuar kjo?

Përgjigje: Ka dallim në mes të leximit të një ajeti si argumentim me të, dhe leximit të ajetit për qëllim të leximit dhe recitimit. Nëse ai e lexon atë për recitim, ai e bën atë melodikisht. Ndërsa nuk ka nevojë për melodi nëse qëllimi është argumentimi me ajet. Kjo merr kohë shtesë dhe po ashtu njerëzit mund të mos jenë të vëmendshëm se për cilën çështje është cituar ajeti. Ata mund të mendojnë se po bëhet fjalë vetëm për recitim.

Kurani mund të lexohet në dy mënyra; leximi, leximi i cili duhet lexuar melodikisht dhe argumentimi që nuk ka nevojë të lexohet në mënyrë melodike.

Shpërndaje: