Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih el-Bukhari (3/256)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari -rahimehullah- ka thënë:
96 – Leximi në namazin e drekës
759 – Ebu Nuajm na ka treguar, Shejben na ka treguar, nga Jahja, nga Abdullah bin Ebi Katadeh, nga babai i tij, i cili tha:
“Kur profeti ﷺ e falte namazin e drekës, ai lexonte në dy rekatet e para El-Fatihan dhe një sure pas saj. Ai lexonte më gjatë në rekatin e parë se sa në rekatin e dytë. Ndonjëherë dëgjonim ndonjë ajet (ngaqë lexonte me zë). Kur e falte namazin e ikindisë, ai lexonte në dy rekatet e para El-Fatihan dhe një sure pas saj. Në rekatin e parë lexonte më gjatë (sesa në rekatin e dytë).” Muslimi (451).
Profeti e falte namazin e ikindisë duke lexuar el-Fatihan dhe dy sure tjera (në dy rekatet e para), por ky lexim ishte më i shkurtër sesa në namazin e drekës.
Ebu Said el-Khudri -radijAllahu anh- ka thënë:
“Profeti lexonte sa gjatësia e 30 ajeteve në dy rekatet e para të namazit të drekës dhe 15 ajete në dy rekatet e fundit ose sa gjysma e kësaj. Në dy rekatet e para të ikindisë, ai lexonte sa gjatësia e 15 ajeteve, dhe gjysmën sa gjysma e kësaj në dy rekatet e fundit.” Muslimi (452).