Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Nur alad-Darb (47 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet të lexojmë nga Mus’hafi në namazet ku lexohet me zë (namazi i sabahut, akshamit, jacisë)?
Përgjigje: Po, lejohet të lexohet nga Mus’hafi sepse veprimi nuk përbëhet nga shumë lëvizje nga ana e namazfalësit. Vështrimi është i zënë vetëm me atë që është në dobi të namazit. Pra nuk ka lëvizje të shumta. Ky është mendimi i saktë tek dijetarët, se lejohet të lexohet nga Mus’hafi pavarësisht nëse namazi është farz apo nafile.