Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lexmi më i pakët i Kuranit nga muslimanët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205838

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Leximi i kuranit ka një vlerë madhështore dhe një mirësi të madhe.

Profeti (salAllahu alejhi ue selm) ka thënë:

”Ai që e lexon kuranin merrë dhjetë shpërblime për çdo shkronjë. Unë nuk them se Elif, Lam dhe Mim janë një shkronjë. Elif është një shkronjë, Lam është një shkronjë dhe Mim është një shkronjë.”

Çdo shkronjë e ka shpërblimin e saj tek Allahun (subhanehu ue te’ala). Muslimani duhet të shpresojë shpërblim dhe të mos jetë neglizhent me leximin e Kuranit. Ai duhet ta lexojë të paktën një pjesë (Xhuz) në ditë në mënyrë që ai mund ta lexojë tërë Kuranin gjatë muajit. Nëse ai e lexon tërë Kuranin çdo dhjetë ditë, çdo të shatatën ditë ose çdo të tretën ditë kjo është edhe më mirë. Aq më tepër lexim të Kuranit vlerat dhe shpërblimi janë më të mëdha tek Allahu (subhanehu ue te’ala). Qëllimi kryesor është që të mos ia kthesh shpinën Kuranit. Edhe nëse i di vetëm disa sure duhet ti lexoshë ato dhe ti përsëritësh ato. Ka njerëz që braktisin leximin e Kuranit në tërësi për shkak se ata nuk e mësojnë përmendësh tërë Kuranin ose se nuk janë në gjendje që ta lexojnë tërë Kuranin. Shpërblimi është i njëjtë pavarësisht nëse e ke lexuar një sure apo tërë Kuranin apo një pjesë të tij. Ende shpërblehesh për çdo shkronjë. Ti ende shpërblehesh tek Allahu. Mos e ndalo (privo) veten tënde nga lidhja me Kuranin madhështorë. Lexo çdo ditë një pjesë të saj edhe nëse është e vogël kështu që të mundesh ta lexosh tërë Kuranin.

Shpërndaje: