Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Librat e preferuara gjatë Ramazanit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan  

Ligjërata: Sherh Tefsir-ish-shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab (27)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tafsir-ayat-10-08-1435-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cilat libra na rekomandoni që t’i lexojmë gjatë Ramazanit?

Përgjigje: Lexoni ajetet Kuranore dhe hadithet që flasin për agjërimin dhe vlerën e agjërimit. Nëse ti ke dije të mjaftueshme për t’ua shpjeguar ato njerëzve, veproje këtë. Përndryshe është e mjaftueshme që t’ua lexosh ato njerëzve. Lexojua ajetet Kuranore dhe hadithet njerëzve në mënyrë që ata të mund t’i dëgjojnë ato.

Ka libra që janë shkruar posaçërisht për Ramazanin. Për shembull, Ibn Kasimi e ka shkurtuar librin e Ibn Rexhebit “Lata’if-ul-Ma’arif”. Ky shkurtim është i mirë. Ai përbëhet nga mësime të mëdha. Ai që nuk ka dije le ta lexoj atë dhe t’ua lexojë njerëzve sepse ai është i besueshëm dhe i dobishëm. E njëjta gjë vlen edhe për librin “el-Lu’lu uel-Marxhan fi Uadha’if Shehr Ramadan” nga shejkhu ynë Ibrahim bin Ubejd Al Abdil-Muhsin. Ky është një libër i dobishëm dhe përbëhet nga mësime të shumta dhe madhështore Ai le të lexoj prej tij.

Shpërndaje: