Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Librat që janë shkaku i Khauarixhëve sot

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Nasa’ih ue Fadha’ih, fq. 64-65

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Unë këshilloj që të mos lexohen librat e Sejjid Kutbit -rahimehullah- sikurse ”Fi Dhilal-ul-Kuran” dhe të tjera. Ka të rinj që janë bërë me ideologji Tekfire për shkak të mendimeve të Sejjid Kutbit -rahimehullah-. Sejjid Kutbi duhet të konsiderohet si një shkrimtar dhe jo si një interpretues i Kuranit. Interpretimi i tij Kuranit është shkruar nga një person i cili ishte ateist për njëmbëdhjetë vite. Ai e ka pranuar këtë vetë. Si duhet të jetë ky interpretim?

Megjithatë, Ikhuanu-Musliminët janë ata që e ngrisin një person në qiell edhe pse ai nuk korrespondon me një kokë qepe. Ata e quajnë atë ”doktor”. Ai është një dem, jo dokotor.

Kur ne studijonim në Universitetin Islamik [në el-Medine en-Nebeuijjeh], ne u pyetën nëse kishim lexuar libra e Seid Hauas ”Allahu”, ”er-Rasul” dhe ”el-Islam”1. Nëse thoshe se nuk i ke lexuar ato të thoshin se ti nuk di asgjë. E falënderoj Allahun që studentët kanë filluar të kërkojnë dituri të dobishme.

E lus Allahun që ta ruaj vëllain tonë Rabi bin Hadi, i cili e ka sqaruar besimin e Sejjid Kutbit dhe zbuloi falsitetin që gjendet në librat e tij.

Allahu gjithashtu e mëshiroftë vëllanë tonë Abdullah bin Muhammed ed-Duuejsh, i cili ishte Muhadith dhe Hafidh. Unë nuk kam parë njeri të ketë një kujtesë si ai. Në librin e tij ”el-Maurid el-Adhb ez-Zulal”, ai përmend shumë nga gabimet e Sejjid Kutbit.

Prandaj Sejjid Kutbi nuk ishte interpretues i Kuranit. Ai nuk ishte një nga dijetarët e shquar. Ai kishte vetëm interesim për Islamin por nuk kishte të kuptuar.

Shpërndaje: