Burimi: ”Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 16384
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Kam lexuar këtë titull ”Hiuar Sahafi Ma`a Xhinni muslim ”(Biseda me Xhinin musliman) në një libër të shkruar nga Muhammed Isa Davud nga Egjipti. Unë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë dhe në qoftë se kjo bisedë është e vërtetë. Çfarë mendoni për një libër të tillë, dhe çfarë është këshilla juaj për ata që lexojnë libra të tilla?”
Përgjigje: “Ajo çfarë duhet lexuar janë libra të cilat sjellin dobi dhe duhet injoruar ato libra që nuk janë të dobishme, ose libra që përmbajnë gabime në Akide (besim). Libri në fjalë “Hiuar Sahafi Ma`a xhinni muslim” përmban gënjeshtra dhe trillime. Ai është një libër i rremë dhe tërësisht i fabrikuar. Libra të tilla, i shpikin gënjeshtarët për të fituar para dhe për të vënë në dyshim besimin e njerëzve, kështu që duhet shmangur nga ky libër dhe duhet paralajmëruar njerëzit për të!
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij.”