“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Libri El-Hisnul-Hasin

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (30 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kam gjetur një libër me emrin El-Hisnul Hasin, për të cilin thuhet se parandalon të keqen e xhinëve dhe të njerëzve, mbron atë që është i pranishëm dhe shton fitimin e tregtarit. Çfarë mendoni për këtë?

Përgjigje: Nëse kjo me të vërtetë do të ishte e saktë, atëherë ky libër do të duhej të blehej me miliona kopje. Por kjo nuk është vërtetuar dhe nuk është autentike. Libri El-Hisnul-Hasin dhe lutjet që përmban duhet të shqyrtohen. Me sa duket libri përmban lutje që nuk janë autentike. Prandaj nuk është e saktë të mbështetemi në të.

Shpërndaje: