Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Feuzan në lidhje me Rabi el-Medkhalin dhe librin e tij ndaj Sejjid Kutubit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://sahab.net/forums/showthread.php?t=384268

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Ka dalë në qarkullim një libër me titull “Adhua Islamijjeh ala Akidet Sejjid Kutb ue Fikrih” ndaj besimit të Sejjid Kutb dhe mendimeve të tij’ autori i të cilës quhet Rabi el-Medkhali. Çfarë mendoni në lidhje me librin dhe a konsiderohet autori t’i përket dijetarëve të njohur për ju?

Përgjigje: Nuk ka asnjë dyshim se autori i përket dijetarëve. Ai ka diplomuar në universitetin Islamik. Ai ka marrë dije nga dijetarët, dhe ai është i njohur, elhamdulilah.

Lidhur me gabimet që i ka përmendur, ti mund ti krahasosh ato me “Fi Dhilal-il-Kuran”. Ai ka përmendur numrat e faqeve. Nëse ai ka gabuar, sqaroje gabimin e tij. Përndryshe, është e detyrueshme për të pranuar të vërtetën. Është e detyrueshme për të pranuar të vërtetën. Ai ka përmendur gabimet e tij duke përmendur numrat e faqeve. Ai ti ka specifikuar ato. Referoju atyre dhe krahasojë ato me fjalët e tij. Nëse gjen gabime, kujtoje autorin në lidhje me to. Nëse e sheh se ai ka të drejtë, ti detyrohesh të pranosh të vërtetën.

Shpërndaje: