Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Libri Tre Parimet është një nga dhuratat më të mëdha që mund të dhurohen ty

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Alush-Shejkh

Burimi: Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 5

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Neve na përket që ti kushtojmë rëndësi këtij libri1. Ne duhet ti’a mësojmë këtë libër njerëzve të thjeshtë, grave në shtëpi, fëmijëve dhe të tjerëve sipas kapacitetit të tyre. Dijetarët tanë (rahimahumullah) i kushtuan rëndësi librit Thalathat-ul-Usul dhe ua mësonin të tjerëve dhe e studionin atë. Ata e kishin zakon që ti obligonin disa njerëz që ta mësojnë dhe ta memorizojnë atë pas çdo namazi të sabahut. Ky është shembull i dashamirësisë maksimale ndaj robërve besimtarë të Allahut. Dhurata më e madhe që mund tu jepet besimtarëve është dhurata që i shpëton ata nga pyetjet e dy engjëjve në varr. Nëse ata përgjigjen saktë, ata jetojnë të lumtur pastaj. Nëse ata përgjigjen gabim, ata jetojnë nën kërcënim, fatkeqësi dhe dënim, dhe mbrojtje kërkohet prej Allahut.

1 Lexoje librin këtu: https://www.perlatmuslimane.com/category/libra/tri-parimet-themelore/

Shpërndaje: