Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ligjërata e gruas në xhami

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Es-Silsileh el-Ehadith es-Sahihah (6/401)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Lidhur me atë që është përhapur kohët e fundit në Damask ku gratë rregullisht shkojnë në xhami gjatë kohëve të caktuara për të dëgjuar ligjërata që mbahen nga ‘thirrëse gra’ (da’ijat) –siç ato pretendojnë–; kjo është diçka e re në fe që nuk ka ekzistuar në kohën e profetit dhe në kohën e të parëve tanë të mirë. Ajo që dihet, është se dijetarët duhet t’i mësojnë gratë në një vend të veçantë, siç përmendet në hadith apo ato prezantojnë në xhami në një vend të posaçëm për to ku mund të dëgjojnë mësimet e burrave në xhami. Përndryshe, ato nuk kanë mundësi që të merren me dituri apo të bëjnë edhe pyetje.

Nëse prej grave, ka ndonjë që ka dije të saktë që buron nga Kur’ani dhe Sunneti, është e lejueshme për të që të bëj mexhlis në shtëpin e saj ose tek ndonjë grua tjetër. Kjo është më mirë për to. Si të mos jetë kështu, kur profeti në lidhje me namazin me xhemat në xhami thotë:

“Shtëpia e tyre është më e mirë për to.”?

Nëse puna është kështu me namazin, e pse të mos jetë ashtu edhe me diturin?

Shpërndaje: