Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (16/158-159)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në shumicën e xhamive mbahen mësime mes dy ezaneve të xhumasë. Cili është vendimi për këtë? Dhe cili është gjykimi për tu falur mes shtyllave në xhami?
Përgjigje: Është më mirë për të mos mbajtur mësime në xhami para namazit të xhumasë, sepse ato shpërqendrojnë të pranishmit nga namazi dhe leximi i Kuranit.
Sa i përket faljes së namazit mes shtyllave, kjo lejohet në qoftë se është ngushtë në xhami. Nëse nuk është ngushtë nuk duhet falur në mes të shtyllave, sepse kjo i ndërpret safat.