Alameh Muhammed bin Abdul-Uehab el-Uasabi
Burimi: http://www.olamayemen.net/Default_ar.aspx?ID=3459
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e vërtetë se Selefët e lënin pas dore kërkimin e dijes gjatë Ramazanit vetëm për të lexuar Kur’an dhe për të bërë adhurim sa më shumë?
Përgjigje: Në qoftë se ata vepruan këtë, kjo ishte për shkak se ata ishin të zënë gjatë tërë vitit me kërkimin e dijes. E kur vinte Ramazani, ata i kushtuan kohën më të madhe leximit Kuran.
Mirëpo, shumica e njerëzve në kohët e sotme gjatë tërë vitit e kalojnë kohën kot, përveç ata të cilët i ka mëshiruar Allahu. E kur fillon Ramazani, ata vinë në xhami. Tash ata janë në nevojë për të lexuar Kur’an, por kanë nevojë edhe të mësojnë; të mësojnë teuhid, akide, fikh, tefsir, ahlak, kulturë (islame) e shumë gjëra tjera. Nëse ata të cilët vijnë në xhami gjatë ramazanit nuk mësojnë asgjë, pas Ramazanit nuk vijnë fare në xhami!
Gjatë Ramazanit vjen në xhami dhe dëgjon ndonjë ligjëratë, e nëse nuk mëson diçka gjatë këtij muaji, kur do të mësojë?!
Prandaj, derset gjatë këtij muaji mendoj se duhet të jenë të shumta, e kështu aty këshillohen që të merren sa më shumë me lexim të Kur’anit, dua dhe dhikër.