Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhudeh (32)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Lidhur me këshillat përkujtuese që jepen pas katër rekateve të namazit të teravive, tek unë kjo gjë dallon shumë. Edhe pse nuk ka ndonjë argument që të tregon lejimin e kësaj, unë mendoj se namazi i natës është një rast i veçantë që nuk ka për qëllim marrjen e dijes dhe mësimdhënien. Namazi ka për qëllim faljen kushtuar Allahut duke qëndruar në këmbë, ruku, sexhde dhe dhikër pas namazit. Kjo gjendje e adhurimit nuk bën të për përdoret në një gjë tjetër, edhe ajo është adhurim, bile më i mirë se adhurimi (nafile), siç thotë profeti ﷺ:
“Vlera e dijes është më e mirë se vlera e adhurimit dhe më e mira e fesë suaj është devotshmëria.”1
Do të thotë se dituria është më e mirë tek Allahu se sa adhurimi nafile. Është më mirë për të kërkuar dituri se sa për të bërë adhurime nafile, por ndonjëherë një vepër më pak e mirë është më e mirë se një veprim më e mirë. Ti e di për shembull se profeti ﷺ e ka ndaluar leximin e Kuranit në ruku dhe sexhde. Në ruku dhe sexhde themi, ndër të tjera:
سبحان ربي العظيم
“Subhane Rabbijel Adhim.”
dhe në sexhde themi:
سبحان ربي الأعلى
“Subhane Rabbijel A’la.”
A janë këto lutje më të mira se leximi i Kuranit? Jo. por në këtë rast të veçantë ato janë më të mira se leximi i Kuranit. Ne nuk e lexojmë el-Fatihan në teshehud. Ne lexojmë:
التحيات لله، و الصلوات و الطيبا
“Ettehijati liLahi ue as-salauati, ue et-tajjibati…”
A është kjo lutje më e mirë se el-Fatihah? Jo. Megjithatë, ne jemi kundërshtues nëse e lexojmë el-Fatihan në teshehud dhe ne pasojmë nëse e lexojmë lutjen. Urtësi është për të vënë gjërat në vendin e duhur.
Pasi që profeti ﷺ kishte ligjësuar namazin e natës në Ramazan me urdhër të Zotit të tij, a e kishte zakon t’i kujtonte njerëzit? Ti mësonte? Jo. Ai ishte vetëm adhurim. Prandaj, unë mendoj se këshillat dhe përkujtimet gjatë teravive nuk janë të ligjësuara. Përjashtimi i vetëm është nëse ndodh një rast i caktuar ku për shembull imami e vëren se një person nuk di të fal namazin e natës. Në këtë rast atij i lejohet që ta mëson atë. Por, për t’i bërë këshillat një çështje rutine gjatë teravive në Ramazan është bidat në fe.
1 Tabarani në ”el-Mu’xhem el-Ausat” (4/196). Zinxhiri është I mirë sipas el-Mundhirit në ”et-Targhib uet-Tarhib” (3/24).