Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1023)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Ne kemi një xhami në qendrën islamike atje (në SHBA). Xhemati janë vëllezërit tanë. Ata kanë mësim para hutbes së xhumasë. Unë e di që nga më parë, se nuk duhet mbajtur mësime para hutbes së xhumasë.
Imam Albani: Saktë.
Pyetje: Ata e bëjnë këtë sepse xhemati nuk flasin arabisht. Mësimi mbahet në gjuhën angleze dhe është një përkthim i hutbes së xhumasë. A është e lejuar kjo?
Imam Albani: A po pyet në lidhje me hutben apo mësimin?
Pyetësi: Për mësimin para hutbes. Sepse hutbeja është në gjuhën arabe.
Imam Albani: Mbajtja e mësimit nuk lejohet. Arsyeja që ti po e përmend nuk justifikon mësimin para hutbes. Megjithatë, ata munden pas hutbes ose pas namazit ose gjatë hutbes t’u tregojnë jo-arabëve se ata mund të bëjnë pyetje dhe të flasin për paqartësitë pas namazit. Megjithatë, nuk është e lejuar që të mbahet një mësim i më hershëm (para xhumasë).
Pyetësi: Nëse ata duan që unë të mbaj mësim para hutbes të xhumasë…
Imam Albani: Kjo nuk lejohet.
Pyetësi: Pra unë duhet t’u them se nuk mund ta bëjë këtë.