Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lindja cecariane është e rrezikshme për gruan

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (2 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Më kanë thënë se mamiat kujdesen që gratë të lindin nëpërmjet operacionit cezarian. Kam frikë se është një kurth kundër myslimanëve, sepse sa më shumë një grua të lind në këtë mënyrë aq më shumë dobësohet lëkura në barkun e saj, e cila është e rrezikshme për gruan. Kjo e dobëson atë. Unë kam dëgjuar nga njerëzit që punojnë në spitalet private si menaxherët e spitaleve shtetërore vendosin që gratë të lindin nëpërmjet operacionit cezarian. Kur ato vijnë në spital private lindin normalisht. Ata përmendën më shumë se 80 raste të ngjashme për më shumë se një muaj. Kjo është serioze dhe ka nevojë për vëmendje. Duhet ditur se lindja e fëmijës është e dhimbshme dhe e mundimshme patjetër

حَمَلَتْهُ أُمُّهُ كُرْهًا وَوَضَعَتْهُ كُرْهًا وَحَمْلُهُ وَفِصَالُهُ ثَلَاثُونَ شَهْرًا

”Ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj.” 46:15

Vetëm për shkak se gruaja ndjenë dhimbjet e lindjes nuk do të thotë se ajo duhet të shkoj dhe të lind direkt pa e ndjerë. Një lindje normale është më e mirë se një e tillë artificiale, pa marrë parasysh nëse ajo është nëpërmjet lindjes cezariane ose ndonjë tjetër. Vetëm kur ajo përjeton vështirësi abnormale duhet nisur për të lindur dhe i shmanget operacionit cezarian aq sa të mundet.

Shpërndaje: