Shejkh Umer Ful-latah (v.1419)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Them: Isain birin e Merjemes, Allahu e krijoi nga nëna dhe ai nuk ka baba.
Thjesht, Allahu e krijoi Ademin pa baba dhe pa nënë.
Dhe sikurse Allahu e krijoi Hauan pa baba dhe pa nënë.
Kështu që këto çështje nuk janë të çuditshme.
Allahu (te ala) thotë në Librin e Tij madhështorë:
“Vërtet, çështja e Isait tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu!” ai u bë.” 3:59
Babain tonë Ademin (alejhi salatu ue selam), Allahu e krijoi.
Allahu e krijoi atë nga toka prej balte, nga një tokë ngjitëse.
Pas kësaj Allahu urdhëroi që ti fryhet shpirti atij me thënien, “Bëhu!”. Kështu Ademi u bë.
Ku është nëna e Ademit? Ku është babai i Ademit?
Babai i njerëzimit Ademi nuk ka as baba e as nënë.
Kështu, i Gjithëdijshmi, Më i Madhi, i Plotfuqishmi, Gjykuesi, Ai që bën dhe vepron gjithçka që Ai dëshiron, e krijoi Ademin pa nënë dhe pa baba.
Çështja nuk është sikurse Darwini (mallkimi i Allahut është mbi të) thotë:
Teoria e Darwinit e cila pohon se origjina e njerëzimit është nga majmunët dhe se ata u zhvilluan. Teoria e evolucionit, thotë se majmunët evoluan nëpër faza derisa u bë Ademi!
Dhe se Ademi nuk është nga dheu, por ai është një kafshë që ka evoluar!
Dhe Allahu (te ala) thotë:
”Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: ”Bëhu”! ai u bë.” 3:59
Ndërsa Hauan, Allahu e krijoi atë nga brinja e Ademit. Ajo nuk ka nënë ndërsa ka baba.
Kështu, Allahu i Lartësuar donte të krijonte Isain, kështu që Ai e krijoi atë nga nëna dhe ajo është Merjem e virgjër, e paprekur, selamet dhe salavatet më të mira qofshin mbi të dhe mbi profetin tonë.
Ajo është Merjem, e bija e Imranit, të cilën Allahu e përshkruajti me fjalët e Tij:
“Ajo që e ruajti nderin e vet.” 66:12
Në këtë është argument nga Krijuesi i Lartësuar, që ajo me siguri e ruajti dëlirësinë e saj dhe ajo nuk ishte grua e turpshme, (selamet qofshin mbi të).
Babai i saj ishte një njeri i mirë, i devotshëm.
Nëna e saj mbeti shtatzënë, d.m.th. priste Merjemen, kështu që ajo të dedikohej në adhurim ndaj Allahut.
Qëllimi i saj ishte që nëse Allahu do ta bekonte atë me një djalë, ajo do t’ia përkushtonte atë xhamisë, adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut.
Por Allahu dëshiroi që nëna e Merjemes të lindë Merjemen; një vajzë dhe jo një djalë i cili do të merrte përsipër kujdesin e xhamisë dhe të adhuronte Allahun në xhami.
Kështu, kur ajo lindi vajzë, ajo donte një justifikim tek Allahu, ajo tha:
“Pastaj kur ajo lindi (fëmijën e saj, Merjemen), tha: “Zoti im! Kam lindur vajzë“ – dhe Allahu e dinte më mirë se ç’kishte lindur ajo – “dhe djali nuk është si vajza e unë e emërtova atë Merjem dhe kërkoj mbështetjen Tënde për të dhe për pasardhësit e saj nga shejtani i mallkuar.“ 3:36
Allahu (te ala) tha:
“Kështu Zoti i saj (Allahu) e pranoi atë me shumë mirësi. Ai e bëri atë të rritet në rrugë të mirë dhe e la nën kujdesin e Zekerijes. Sa herë që ai (Zekerija) hynte në Mihrabin (dhomë) për ta parë, gjithnjë e gjente me mirësi e me ushqime. Ai i thoshte: “Oj Merjem! Nga e ke marrë këtë?“ Ajo i përgjigjej: “Kjo është nga Allahu. Vërtet Allahu i jep begati e mirësi atij që Ai do, pa masë e pa kufi!“ 3:37
Ushqimin të cilin e gjente Zekrija tek Merjem, dhe Zekerije ishte kujdestari i saj më i afërt. Ai hynte tek ajo dhe gjende frute të verës në muajt e dimrit, dhe ai gjende frute të dimrit në muajt e verës.
Ajo ishte e bekuar, e drejtë, e devotshme gjatë rinisë së saj dhe kur u bë grua.
Jusuf zdrukthëtari kërkoi të martohet me të dhe ai ishte nga të afërmit e saj. Ai donte të martohej me të.
Dhe ajo ishte e drejtë, e përkushtuar në zonën e saj të lutjes, kushtuar bindjes ndaj Allahut dhe adhurimit.
I gjithë komuniteti i asaj periudhe kohore dëshmoi për drejtësinë dhe devotshmërinë e saj.
Dhe për këtë arsye kur ajo u bë shtatzënë, ata i thanë:
“Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!” 19:28
Si mbete shtatzënë që të lindi ky fëmijë?
Nga të erdhi ky fëmijë?
Vërtetë ky fëmijë ishte një mrekulli nga Allahu (te ala).
Allahu dëshiroi që ajo të kishte fëmijë, dhe një melek erdhi tek ajo. Meleku e informoi atë se Allahu e ka dërguar tek ajo.
“Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (profet).” 19:19
Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme.” 12:20
Si mund të kem djalë, unë nuk jam e martuar dhe unë nuk kam bërë imoralitet. Atëherë si mundet ajo të ketë fëmijë?
Dhe nga mënyra që Allahu ka vendosur është që fëmija nuk lind pa dy prindër, pa bashkëshortë dhe bashkëshorte, pa burrë dhe grua.
Meleku e informoi atë se kjo është ajo që Allahu dëshiron.
“Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit të më ruaj prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij.” 19:18
Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (profet).” 19:19
Allahu e urdhëroi atë të godiste në veshjen e sipërme së saj të jashtme. Allahu i Lartësuar i urdhëroi engjëllit Xhibril që të fryjë në të fjalën “Bëhu!”.
Sepse Xhibrili erdhi me urdhër nga Allahu.
Kështu, Xhibrili fryu fjalën “Bëhu!” që Allahu e kishte dërguar me të dhe kështu Merjemja mbeti shtatzënë, lutjet dhe selamet dhe salavatet më të mira qofshin mbi të dhe profetin tonë.
Dhe ju përkujtojë ju dhe ata që të thonë ty, kjo çështje është e çuditshme.
Çështja nuk është e çuditshme sepse Allahu e krijoi Ademin (alejhi-selam), pa baba dhe pa nënë, dhe ne të gjithë jemi pasardhës të Ademit (alejhi-selam).
Kjo sepse Ademi (alejhi-selam) është babai i gjithë njerëzimit, përveç atyre që pasojnë teorinë e evolucionit, kështu që nëse ata nuk janë fëmijët e Ademit atëherë ata janë pasardhës të majmunëve.
Ndërsa ne jemi pasardhësit e Ademit, të cilin Allahu (te ala) e krijoi me dorën e Tij dhe fryu në të shpirtin.
Allahu e bëri atë të jetojë në xhenet dhe Allahu krijoi nga briri i tij Hauan.
Pasi ai hyri në xhenet, Allahu i ndaloi ata të hanin nga pema. Kur hëngrën nga pema, Ai i dëboi ata në tokë.
Kështu ka qenë çështja që kur Allahu e krijoi Ademin dhe Hauan deri në ditët tona dhe derisa Allahu të shkatërrojë tokën dhe të gjithë ata që janë mbi të.
Shejkh Umer Ful-latah ka lindur në 1345h (1925) dhe vdiq në vitin 1419h (1999). Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr ka thënë: “Ai është shoku im, miku im, i dashuri im, Shejkh Umer Muhammed Bakar el-Fulani i njohur si Ful-latah dhe el-Fulani është një fis në Afrikë.