Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vija e gurit të zi një dhuratë nga Allahu

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika esh-Shehri (76 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë mendoni për ata të cilët qëndrojnë pranë vijës së gurit të zi dhe bëjnë tekbir? Ata mendojnë se është e obligueshme të qëndrojnë në këtë vijë për të bërë tekbirin dhe se nuk është e lejuar për ta kaluar atë pa bërë tekbir gjë e cila shkakton kallaballëk.

Përgjigje: Vija që është vënë te guri i zi është prej mirësive të Allahut -azze ue xhel- për ata që e bëjnë haxhin dhe umren. Njeriu nuk mund të jetë i sigurt se ai qëndron përballë gurit të zi pa këtë vijë. Në të kaluarën e kishim zakon të pyesnim veten; a po qëndrojmë para gurit të zi apo po prapa tij? Kur kjo vija u vendos aty, ne tani bindemi se tavafi ka filluar dhe përfunduar aty ku duhet. Lidhur me grumbullimin pranë tij, kështu që unë kam bërë tavaf kur kishte pak njerëz, po ashtu edhe kur kishte shumë njerëz dhe kurrë nuk kam përjetuar atë për të cilën po flasin disa njerëz, edhe pse haxhi në fakt është si valët e detit nuk kam përjetuar diçka të tillë. Mund të ndodh që disa grupe të vendeve tjera të ndalen në vijë por për shkak të turmës të madhe nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë gjatë sepse njerëzit do t’i largojnë duke i shtyrë. Në të kaluarën njerëzit e kishin zakon që të qëndronin në një sipërfaqe më të madhe. Të gjithë mendonin se qëndrojnë pranë gurit të zi dhe e përshëndetnin atë. Tani kjo sipërfaqe është zvogëluar rreth kësaj vije. Pra mendoj se ajo është një mirësi prej Allahut dhe një nga veprat e mira të qeverisë, Allahu -azze ue xhel- i dhëntë sukses asaj!

Më parë ishin dy vija, njëra në të djathtë të gurit të zi dhe tjetra në të majtë, si masë sigurie. Qëllimi ishte që njeriu ta fillojë tavafin në të majtë të gurit dhe ta përfundojë në të djathtë të gurit. Kjo u bë problematike për shkak se guri i zi ishte vendosur në mes të dy vijave. Mund të ndodh që disa të fillojnë tavafin në të djathtë të gurit të zi pas së cilës tavafi i tyre ishte i mangët. Tjerët e përfundonin tavafin në të majtë të gurit të zi pas së cilës tavafi i tyre ishte i mangët.

Pas kësaj ata besonin se dy vijat duhet të bëhen një vijë e vetme. Nëse dëshiron ta dish sesa e nevojshme është kjo vizë, atëherë vetëm shiko se si njerëzit qëndrojnë pranë portës së Safaus ndërsa ata janë në një vijë me gurin e zi. Më parë ata besonin se guri i zi është disa metra prapa, prandaj ata e përfundonin tavafin e tyre në një mënyre të mangët dhe si rezultat i kësaj shkonin në shtëpi me një tavaf të pakryer. Vija ka sjellë rezultate shumë të mira dhe hamdi i takon Allahut. Ajo e mbron tavafin në një mënyrë të pashembullt.

Shpërndaje: