Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Liria fetare është kufër dhe dalje nga feja

Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmij (v. 1429)

Burimi: Shakua li Mas’ul ”Bahth fihi er-Rad ala A’idh el-Karni”, fq. 360

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Populli i Shuajbit (alejhi-selam) i thanë atij:

قَالُواْ يَا شُعَيْبُ أَصَلاَتُكَ تَأْمُرُكَ أَن نَّتْرُكَ مَا يَعْبُدُ آبَاؤُنَا أَوْ أَن نَّفْعَلَ فِي أَمْوَالِنَا مَا نَشَاء إِنَّكَ لَأَنتَ الْحَلِيمُ الرَّشِيدُ

”Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam? Qenke njëmend i butë dhe i drejtë ti!” 1

Ata thonin se ishin të lirë për të bërë atë që donin. Ndërsa sa i përket myslimanit, ai është robi i Allahut dhe vepron atë që Ai e urdhëron me anë të të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem. Kushdo që pretendon se të gjithë janë të lirë të besojnë atë që duan, atëherë është i obliguar që të pendohet. Ose ai pendohet ose ekzekutohet2 në formën e një kafiri renegat.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

”Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në botën e pastajme ai do të jetë prej të humburve.” 2


1 11:87

2 Kush i zbaton gjykimet dhe dënimet e sheriatit? shih:

https://www.perlatmuslimane.com/kush-i-zbaton-gjykimet-dhe-denimet-e-sheriatit/

3 3:85

Shpërndaje: