Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Llloji i tretë i ujit – uji i papastër

Autor: Imam Muvaffak-ud-Din bin Kudameh el-Makidsi

Burimi: el-Mukni (1/21-24)
Kommentar: Imam Sulejman bin Abdil-lah Al esh-Shejkh
Burimi: Hashijah ala el-Mukni (1/21)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

I treti: Uji i papastër. Është një ujë që është ndryshuar pasi është përzier me papastërti. Por a është uji i papastër në qoftë se ai nuk ka ndryshuar ndërsa kjo është një sasi e vogël? Imam Ahmed bin Hanbeli ka dy mendime në këtë çështje1.

Nëse uji do të jetë në një sasi të madhe, ai konsiderohet të jetë i pastër, përveçse papastërtia është urinë ose jashtëqitje. Këtu, Imam Ahmed bin Hanbeli ka dy mendime. Mendimi i parë është se ai nuk është i papastër. Mendimi i dytë është se ai është i papastër, përveçse nuk mund të hiqet për shkak të sasisë të madhe të ujit.

Nëse uji i pastër përzihet me ujë të papastër, ai bëhet pastrues, për aq kohë sa ai nuk është ndryshuar. Nëse uji i papastër është shumë dhe papastërtia e të cilit largohet vetë ose se ajo hiqet dhe sasia e ujit mbetet e madhe, atëherë ai ujë bëhet i pastër. Ndërsa, në qoftë se ekziston një sasi e vogël e ujit pastrues apo diçka tjetër që përzihet me të dhe e ndryshon atë, ai mbetet i papastër. Ka edhe nga ata që e konsiderojnë atë të pastër2.

Sasi e madhe e ujit është dy Kullah dhe sasia e vogël është ajo që është më pak se kjo. Dy Kulla janë të barabartë me 190 litra. A është kjo saktësisht apo përafërsisht?

Hanbelitë kanë dy mendime për këtë çështje.

Nëse një person dyshon nëse uji është i papastër, pasi të ketë qenë i pastër ose pastrues, ai ndërton mendimin e tij mbi atë që është e sigurt. Nëse nuk e di nëse uji është i pastër apo i papastër, mendimi i methhebit Hanbeli më i fortë është që të braktiset uji dhe të bëhet tejemum. A është kusht për ta derdhur atë apo për ta përzier atë? Imam Ahmed bin Hanbel ka dy mendime në këtë çështje.

Nëse nuk e di nëse uji është pastrues apo i pastër, ai pastrohet nga të dytë dhe falë vetëm një namaz.

Nëse nuk e di se cilat nga rrobat janë të pastërta dhe cilat janë të papastërta, ai falë namazin në çdo rrobë dhe pastaj shton një namaz tjetër.

1 Imam Sulejman bin Abdil-lah Al esh-Shejkh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Mendimi më i fortë është se ai është i papastër.” (Hashijah ala el-Mukni (1/21))

2 Imam Sulejmani ka thënë:

“Disa nga kolegët tanë e kanë këtë mendim duke u bazuar në hadithin i cili flet për dy Kullah.” (1/22)

Shpërndaje: