Imam Ibn Kudameh el-Makdisi
Burimi: El-Mugni (10/323)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
“Shkurorëzim” do të thotë: “Të liruarit nga lidhja martesore” dhe ky veprim është i ligjësuar në Islam. Argumentet për ligjësimin e shkurorëzimit janë në Kuran, në Sunnet dhe Ixhma’ (konsensus).
Kur jemi tek argumentet nga Kurani, thotë Allahu Te’ala:
“Ndarja mund të bëhet dy herë. Dhe gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë.” 2:229
Dhe thotë Allahu Te’ala në një ajet tjetër:
“O profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes, dhe llogaritni kohën e tyre të pritjes.” 65:1
Kur jemi tek argumentet nga Sunneti, transmetohet se Ibn Umeri u nda nga gruaja e tij, ndërsa ajo ishte në periudhën menstruale. Kurse Umeri e pyeti të dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem në lidhje me veprimin në fjalë dhe pastaj i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem iu përgjigj:
“Urdhëroje atë që ta kthej gruan, pastaj le të pres derisa ajo të pastrohet, pastaj t’i vijnë menstruacionet pastaj të pastrohet, e më pas nëse do e mbanë atë e nëse do e shkurorëzon para se ta prekë (para se të ketë marrëdhënie seksuale). Kjo është periudha gjatë së cilës Allahu ka urdhëruar të shkurorëzohet gruaja.” Buhariu dhe Muslimi.
Ka shumë argumente të tjera si nga Kurani ashtu edhe nga Sunneti.
Ndërsa, kur jemi të Ixhma’i (konsensusi) i dijetarëve, atëherë themi se, ata janë të bashkuar se shkurorëzimi është veprim i lejueshëm. Gjithashtu, ai është i lejueshëm edhe duke u mbështetur në mendjen e shëndoshë. Për shembull, nëse gjendja mes dy bashkëshortëve është përkeqësuar, dhe vazhdimi i martesës ndërmjet tyre është një katastrofë e padiskutueshme dhe ka vetëm gjëra të këqija ndërmjet tyre pa përmirësim, edhe pse burri kujdeset për të në furnizimin dhe vendbanimin e saj dhe ajo qëndron në shtëpi por ata vazhdimisht grindet ndërmjet vete e nuk jetojnë mirë, atëherë gjykimi i sheriatit është që lidhja e tyre martesore të shkëputet në mënyrë që gjendjes së keqe t’is jepet fund.