Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Llojet e ndryshme të therjes

Alameh Ahmed bin Jahja En-Nexhmi (v. 1429)
Esh-Sherh El-Muxhiz El-Mumehed (87/77)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Fjala “nusuk” nënkupton therjen e kurbanit dhe përfshin disa lloje therjesh:

1 – Therje e detyrueshme siç është kurbani i haxhiut dhe therja për kompensim (kefara).

2 – Therje shumë e rekomanduar siç është për atë që ka mundësi ekonomike të therë për Kurban Bajram.

3 – Therje e rekomanduar siç është therja për mysafirin.

4 – Therje e lejuar siç është therja për vete dhe familjen.

5 – Therje e ndaluar si p.sh. therja gjatë tubimeve të zisë (ngushëllimeve). Kjo nuk është shirk (idhujtari), por bidat (risi).

6 – Therje idhujtarie si p.sh. therja e një kafshe të krijuar nga Allahu -azze ue xhel- që i kushtohet dikujt tjetër përveç Tij. Kjo është shirk i madh pavarësisht nëse theret për një varr, një njeri të devotshëm, xhin apo për dikë/diçka tjetër që adhurohet padrejtësisht.

Shpërndaje: