Imam Sulejman bin Abdi-lah Al esh-Shejkh
Burimi: Tejsirul-‘Azizil-Hamid, fq. 29
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Shirku në Rububijeh [sundimin e Allahut] përbëhet nga dy lloje:
I pari: Shirku mohues- Ky është lloji më i keq i Shirkut. Shembull i këtij Shirku është Shirku i Faraonit, kur ai tha:
قَالَ رَبُّكُمْ وَرَبُّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ
“Ai (Faraoni) e pyeti: “E ç’është Zoti i botëve?” 26:23
Në këtë lloj të Shirkut, hynë edhe Shirku i filozofëve, të cilët thonë se krijimi është i përjetshëm dhe se asnjëherë nuk ka pasur asnjë mundësi tjetër.
Fakti është se ajo (ky lloj krijimi) ekziston dhe do të mbetet kështu.
Në këtë lloj, hyjnë po ashtu ata që besojnë në Uahdetul-Vuxhud, si: Ibn Arabi, Ibn Sab’sin, el- Afif et-Tilmisani, Ibnul-Faridh dhe heretikët e tjerë, që e kanë veshur Islamin me xhevahiret e kufrit.
Gjithashtu, në këtë kategori hynë mohimi i Emrave dhe Cilësive të Allahut, gjë të cilët e bëjnë Xhehmitë dhe Keramitët ekstrem.
I Dyti: Shirku duke i vënë shokë Allahut, pa mohuar Emrat e Tij, Cilësitë e Tij, ose Sundim e Tij.
Këtij Shirku i përket Shirku i krishterëve, që besojnë në Trini dhe Shirku i Mexhusëve që besojnë se e mira vjen nga drita, kurse e keqja vjen nga errësira.
Një tjetër lloj i këtij Shirku, është Shirku nëpërmjet planetëve e trupave qiellor dhe të besuarit se ata kanë mundësinë e krijimit, gjë të cilin e besonin idhujtarët e Sabianve dhe popujt e tjerë.
Unë them: Kësaj kategorie i bashkohet edhe Shirku i idhujtarëve ekstrem.
Ata besojnë se shpirtrat e të shenjtëve, veprojnë pas vdekjes dhe kështu i plotësojnë nevojat e të tjerëve, largojnë vështirësitë, i ndihmojnë ata që u luten atyre dhe i mbrojnë ata që kërkojnë strehim tek ta.
E gjithë kjo i takon shirkut në Rububije.