Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Llojet e tubimeve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherhul-Mumti, 12/3000

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Njerëzit, përveç që tubohen për dasma, tubohen edhe në raste të tjera, ku disa prej këtyre tubimeve janë të lejuara, disa janë të urryera dhe disa janë të ndaluara.

Prej tubimeve të ndaluara është të tubuarit për “ngushëllime” tek familja e të vdekurit. Në raste të tilla, familja e të vdekurit përgatit ushqim për ta, gjë që është e ndaluar duke u bazuar në fjalën e Xherir bin Abdullah (radijAllahu anhu), i cili ka thënë:

“Tubimin tek familja e të vdekurit dhe përgatitjen e ushqimit në raste të tilla, ne e konsideronim prej vajtimit.” 

(Imam Ahmedi 2/204 dhe Ibnu Maxheh 1612, dhe thotë Busajriu: “Zinxhiri i këtij është autentik. Transmetuesit e zinxhirit të parë janë sipas kushteve të Bukharit, ndërsa të dytit i janë sipas kushteve të Muslimit”)

Të vajtuarit është prej mëkateve më të mëdha, ngase i dërguari i Allahut i ka mallkuar ata të cilët vajtojnë, siç e kuptojmë nga hadithi të cilin e transmeton Imam Ahmedi (3/65), Ebu Daudi 3128 dhe Bejhekiu 6314 nga Ebu Seid el-Khudri.

Tubime të tjera të ndaluara janë edhe ato në vende ku ka muzikë, vallëzim, ku pihet alkooli e ku bëhen harame të tjera.

Prej tubimeve të urryera është edhe tubimi i dytë i një martese, ngase kjo është prej shpenzimit të panevojshëm.

Ndërsa prej tubimeve të lejuara, janë ato që bëhen për shkak të ndonjë ndodhie e cila e gëzon njeriun. Pra, këto tubime janë të lejuara, e jo siç mendojnë disa njerëz duke thënë se janë bidat, siç është të tubuarit për synetllëk, gjë e cila është e lejuar, ngase në parim, veprimet të cilat bëhen dhe nuk janë adhurime, janë të lejuara derisa të vijë ndonjë argument që e dëshmon të kundërtën.

Shpërndaje: