Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Loja me letra

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva 

Fetuaja nr: 15/236

Përktheu: Valdet gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme të luajmë me letra nëse nuk luajmë me para dhe loja nuk na shmang nga namazi?

Përgjigje: Nuk lejohet të luash me letra pavarësisht nëse kjo bëhet me apo pa para. Loja me letra e largon njeriun nga përkujtimi i Allahut dhe e largon atë nga namazi edhe në qoftë se dikush do të thotë se jo. Kjo është edhe diçka që shpie në kumar (mejsir) dhe Kurani ka përmendur se kjo është e ndaluar:

“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto me qëllim që të shpëtoni!” El-Maideh, 5:90

Shpërndaje: