Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Umdat-il-Fikh (16)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në Rusi, lopët kullosin për gati gjashtë muaj ndërsa ne i ushqejmë ato gjatë gjysmës së dytë të vitit. A duhet të paguhet zekati për to?
Përgjigje: Jo. Nëse ato nuk kullosin për një vit të tërë ose të paktën pjesën më të madhe të një viti, zekati nuk duhet të paguhet për to. Nëse ato kullosin për gjashtë muaj ose më pak nuk paguhet zekati për to.