Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=287
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ajo që e karakterizon një musliman të sinqertë dhe të ndërgjegjshëm është se ai beson me saktësi dhe sinqeritet në atë që është shkruar në Kuran dhe Sunnet, i nënshtrohet asaj dhe i shmanget devijimit prej saj, shtrembërimit apo të refuzojë diçka prej tij.
Këto çështje të rrezikshme të cilat i ndjekin pasuesit e epsheve, qoftë ata ekstremët apo neglizhentët. Në mesin e këtyre ka njerëz të cilët fshihen prapa Selefizmit dhe pretendojnë se ata janë Ehl-ul-Hadith, ndërsa në të vërtetë ata janë aq larg nga metodologjia e Selefëve dhe Ehl-ul-Hadithit sa është e mundur. Vërtet askush nuk i lufton Ehl-us-Sunnetin Selefitë sikurse ata.
Midis tyre janë Hadadijjah Kutbijjah të cilët e luftojnë Ehl-ul-Hadith ues-Sunnah. Kur ata e akuzojnë Ehl-us-Sunnetit me Irxha është pika e tyre e fillimit Mahmud el-Hadadi (i cili ishte një Kutbi i fshehur), metodologjia e Muhammed Kutbit dhe nxënësit të tij Sefer el-Haualit.
Muhammed Kutbi i akuzoi si shoqëritë Islame të mëparshme ashtu edhe ato të mëvonshme me Irxha dhe pohon se Irxhaja është më e keqe se sekularizmi.
Për të përforcuar këtë ideologji, studenti i tij Sefer el-Hauali shpiku një parim të rrezikshëm të quajtur ”Xhins-ul-Amal”1.
Së bashku me parimet e tjera Hadaditë Kutbi e mbështesin këtë ideologji të rrezikshme dhe parim të rremë për të luftuar Ehl-us-Sunneh uet-Teuhid. Lufta kundër Ehl-us-Suneh uet-Teuhid është e vetmja gjë me të cilën ata mirren. Ata e praktikojnë hipokrizinë nga dinakërinë për ti mashtruar njerëzit dhe madje edhe disa dijetarë. Para dijetarëve ata theksojnë se kapen për metodologjinë Selefite dhe janë xheloz për të, por ata në fakt i përkasin Pasuesve të Epsheve të cilët e luftojnë më së shumti dhe e shëmtojnë imazhin e metodologjisë Selefite dhe Selefive.
1 Shih: https://www.perlatmuslimane.com/nocioni-xhins-ul-amal-me-sa-duket-buron-nga-murxhiat/