“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Lufta ndaj atij që të kalon në namaz

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

509 – Ebu Ma’mer na tregoi: Abdul-Uarith na tregoi: Junusi na tregoi, nga Humejd bin Hilal, nga Ebu Salih nga Ebu Seid: profeti (salAllahu alejhi ue selen) ka thënë … ح

Adam bin Ebi Ijas na tregoi: Sulejman bin el-Mughire na tregoi: Humejd bin Hilal el-Adaui na tregoi: Ebu Salih es-Saman na tregoi:

“Një të premte e pashë Ebu Said el-Khudrin duke u falur drejt diçkaje që e mbron të mos i kalojnë njerëzit përpara në namaz. Një i ri nga fisi Ebu Mu’ajt dëshironte të kalonte para tij, por Ebu Saidi e shtyu atë në gjoks. Djaloshi i ri shikoi përreth dhe nuk mund të gjente ndonjë vend tjetër për të kaluar. Ai e bëri të njëjtën gjë për të kaluar dhe Ebu Saidi e shtyu atë edhe më fortë. Ai e qortoi Ebu Saidin dhe shkoi tek Meruani për ti treguar se çfarë Ebu Said i kishte bërë atij. Ebu Saidi hyri tek Meruani i cili tha: “O Ebu Said! Çfarë është puna me ty dhe nipin tuaj?” Ai tha: “E kam dëgjuar të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë:

“Nëse ndonjë prej jush falet drejt diçkaje që e mbron të mos kalojnë njerëzit para tij, ai duhet të shtyjë atë. Dhe nëse ai refuzon, duhet ta luftosh atë.  Ai nuk është tjetër pos shejtan.”

Hadithi përbëhet nga disa dobi. Njëra është se në qoftë se namaz falësi falet drejt një sutre, dhe nëse dikush dëshiron të kalojë mes tij dhe sutres, ai duhet të shtyjë atë. Nëse ai refuzon të largohet, ai duhet ta luftojë atë. Luftimi ka për qëllim ta shtyjë më fortë e jo ta vrasë.

Shpërndaje: