Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në kohët e sotme, Ehlus-Sunneti në Siri po masakrohen dhe po poshtërohet nderi i tyre, ndërsa ju qëndroni ulur nëpër mexhlise dhe po mësoni dije. Çfarë duhet të jetë prioritet në kohët e sotme?”
Përgjigje: “Çfarë dëshiron që unë të bëjë? Unë do të të përgjigjem ty se çfarë duhet të jetë prioriteti. Para së gjithash, them se Allahu e di se ç´ka në zemrat tona! Pastaj, të gjitha krijesat e Tij të cilët kanë marrë pjesë në mexhliset tona, dëshmojnë se ne vazhdimisht e lusim Allahun që t’i mbrojë ata nga ajo padrejtësi, shtypje dhe ai abuzim që i ka kapluar ata. E lusim Allahun Xhela ue ‘Ala që t’ua përshpejtoj fitoren, t’ua mbrojë shenjtërinë e tyre, jetët dhe pasuritë dhe ta mposhtë sa më shpejt armikun e tyre. Lusim Allahun Xhela ue ‘Ala për këtë.
Së dyti, kemi folur për këtë që moti, nga koha kur filluan këto fitne. U thamë që ata të mos vepronin asgjë në këtë drejtim. Betohem në Allahun që këtë e kemi thënë edhe në lidhje me revoltën në Libi dhe në vendet e tjera. Këtë e dinë ata që ishin të pranishëm dhe çdo gjë është e regjistruar. Mos veproni (mos bëni kryengritje)! Edhe nëse pushtetari ka bërë kufr të qartë, dhe gjykimi mbi të është se është jobesimtarë me gjykim definitiv, nuk do të thotë se ne rebelohemi ndaj tij menjëherë.
Kjo nuk është e vërtetë (që menjëherë duhet të rebelohemi ndaj tij). Duhet pasur parasysh fuqinë e pushtetarit të cilin nuk e donë në krye të shtetit, është kusht shmangia e dëmeve në formë maksimale (sa më pak të ketë dëme). Ne u thamë atyre që të mos veprojnë diçka të cilës nuk mund t’i dalin zotë. Çfarë na u përgjigjen neve? Ata thanë se ju jeni mbështetësit dhe përkrahësit e Nusejrive!
Shih çfarë etiketimi! Ne mbështesim Nusejritë?! Kush ishin ata që luftuan Nusejritë (mu nga koha kur ata u shfaqën) dhe sqaruan devijimet e tyre? A ishin dijetarët dhe kërkuesit e dijes prej Ehlus-Sunnetit apo këta partiakët (me të gjithë llojet e tyre)? Udhëheqësit e tyre thanë: “Rebelohu dhe merrni me vete qoftë edhe një thikë apo pirun!” A nuk duhet ai që dëshiron ta rrëzojnë pushtetarin kafir të marre me vete thikë ose pirun? E çfarë duhet të bëjë ai? Shikoni se si edhe të folurit e tyre është i palogjikshëm. Disa që u shfaqen në programe televizive thanë: “Rebelohu dhe mos merrni me vete as thikë e as pirun!” Dhe me çfarë po përballen ata? Me tanke dhe masakrime të tmerrshme! Kjo është ajo që ne u kemi thënë atyre.
يَقْضِيَ اللّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولاً
“Por Allahu e përmbushi atë ngjarje që ishte e caktuar.” 8:42
Lusim Allahun që t’i falë ata që janë vrarë në mesin e këtyre myslimanëve, t’i fusë ata në Xhenet dhe t’u jep familjeve të tyre durim dhe shpërblim të madh. Ne gjithashtu thamë se në qoftë se njerëzit duan ta largojnë nga pushteti këtë person, ata kanë nevojë për forcë përmes së cilës ata e largojnë atë, duke shkaktuar dëmet më minimale të mundshme. Këta nuk kanë forcë. Populli sirian ka nevojë për forcë.
Dy brigadat më të mëdha të përbëra nga “Vëllezërit Myslimanë” përgjithësisht dhe nga pjesa tjetër Tekfirij Kutbij. Brigada e “Vëllezërisë Myslimane” thonë se nuk kanë asnjë problem nëse pushtetin e merr një i krishterë apo një tjetër nga “Ushtria e Lirë”! Nëse një i krishterë – jobesimtarë merr pushtetin në dorë, atëherë gjithashtu mund të vazhdoni duke bërë durim me pushtetarin kafir aktual. Pse të ekspozoni veten tuaja ndaj masakrave dhe prekjes në moral? “Vëllezërit Myslimanë” thonë se, nuk kanë asgjë kundër që vendin ta qeveris një i krishterë! Këtë ata vetë e thanë dhe çdo gjë është e regjistruar me zë ku ata i thonë këto gjëra dhe ka edhe shkrime të tyre nëpër gazeta. Pra, sipas tyre nuk ka asnjë problem në qoftë se një i krishterë merr pushtetin. Prandaj pse po luftoni? Nëse ai (Beshari) është kafir dhe tjetri gjithashtu i tillë, pse ta rrëzoni nga pushteti një kafir dhe ta sillni një kafir tjetër?
Mbrëmë zëdhënësi i “Ushtrisë së Lirë” tha se ata nuk kanë nevojë për ushtarë. Këtë ne e kemi thënë gjatë dy viteve! Kur ne e thamë këtë, ata thanë se ne jemi mbështetës dhe ndihmës të Nusejrive. Tani ata që luftojnë kundër tyre thonë se nuk kanë nevojë për ushtarë.
Ata madje thonë se ata as nuk kanë nevojë për para për shkak se paratë e kanë shkatërruar revolucionin. Këtë e kam parë dhe dëgjuar vetë mbrëmë, ndoshta edhe shumica prej jush e keni dëgjuar. Zëdhënësi i tyre tha se ata janë në nevojë për armë. Me të drejtë e ka ai.
A nuk është kjo ajo që ne kemi thënë? Këtë e kemi thënë para dy viteve. Njerëzit kanë nevojë për armatim dhe forcë:
وَأَعِدُّواْ لَهُم مَّا اسْتَطَعْتُم مِّن قُوَّةٍ وَمِن رِّبَاطِ الْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدْوَّ اللّهِ وَعَدُوَّكُمْ
“Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj.” 8:60
Pra ti ke nevojë për forcë. Dhe tani edhe vetë thotë se ata kanë nevojë për armë.
Brigada e dytë përbëhet nga Tekfirët. Kujt i premtuan besimin dhe bindjen (bej’ah), jo shumë kohë më parë, rreth një muaji më parë? Ejman edh-Dhauahirit. Zëvendësi i kujt është ai? Zëvendës i Usame bin Ladenit! Udhëheqës i cilës organizatë është ai? I Al-Kaidës. Betohem në Allahun se në qoftë se ju shkoni atje ata do t’iu vrasin juve para se t’i vrasin Nusejritë! Unë po ju them juve se nuk ka menaxhim të luftës të bazuar në Sheriat, o vëllezërit e mi, o të dashurit e mi! (E cila është:) “Ai që lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai është në rrugën e Allahut.”
Kjo nuk ekziston. Ju keni dëgjuar se çfarë thonë udhëheqësit e përgjithshëm që identifikojnë veten e tyre me islamin. Kushdo që dëshiron ta dëgjojë se çfarë thonë ata, unë mund t’ia lëshojë atë që ta dëgjojë pas namazit. Ata thonë se duan një qeveri civile ku të gjithë marrin pjesë në qeverisje! Ata nuk duan qeverisje islame, por ata duan të kenë një qeveri civile. Ky është grupi për të cilin thuhet se janë grup islam. Megjithkëtë, me lejen e Allahut unë do të jam i drejtë dhe do të pastroj ndërgjegjen time; them se, mund të ketë nga ata që luftojnë në rrugë të Islamit, por atyre ju mungon forca dhe udhëheqja.
Profeti salAlahu alejhi ue selem ka thënë:
من قتل دون ماله فهو شهيد . و من قتل دون عرضه فهو شهيد
“Kushdo që vritet duke mbrojtur pasurinë e tij ai është shehid. Kushdo që vritet duke mbrojtur nderin e tij ai është shehid.”
Ne shpresojmë se ata që vriten në këtë mënyrë të jenë shehid. Në qoftë se dikush prej tyre vije dhe dëshirojnë që t’i privoj ata nga mbrojtja e tillë, ne u themi vëllezërve tanë që t’i luftojnë ata në vetëmbrojtje. Ky është xhihadi mbrojtës. Mirëpo, që ju dëshironi që t’i obligoni të gjithë njerëzit që të shkojnë atje, kur ata vetë thonë se nuk kanë nevojë për ushtarë?!
Çfarë bëri Profeti salAllahu alejhi ue selem me plaçkën që Allahu ia dha atij salallahu alejhi ue selem? Ai i dha atë të afërmve dhe e furnizoi familjen e tij për një vit. Pjesa tjetër e parave shkoi në mburoja dhe armë. Ai pastaj bleu kuaj, deve, parzmore, shpata dhe mburoja. Këta njerëz janë pikërisht në nevojë për këtë. Po të kishin armë, ju do të kishit parë se si do të kishin ndryshuar rrethanat. Tani për tani ata kanë armatim të pakët ndërsa armiku i tyre ka shumë armatim dhe i pushton ata me Forcën Ajrore. Kjo është gjendja e tyre.
Kur ne themi se “nuk ka një Xhihad të bazuar në Sheriat”, ne e dimë se çfarë do të thotë kjo fjalë, edhe në qoftë se “Vëllezërit Mysliman” do të zemërohen.
Ne u themi atyre që të vijnë dhe të na tregojnë se pse ata janë duke luftuar?! Për shkak që fjala e Allahut të jetë më e larta? Ata vetëm se tashmë janë shprehur në mënyrë të qartë se ata nuk shohin asnjë problem që një person kafir ta qeveris vendin. Në çfarë vendi islamik po thërrisni? E falënderojmë Allahun i Cili i ka zbuluar ata me fjalët e tyre.
Ata që nuk ju kanë njohur, tani le të dëgjojnë. Allahu në vazhdimësi i ka ndihmuar Ehlus-Sunnetin/Selefitë në këtë mënyrë, edhe pse ata nuk kanë ndonjë zëdhënës medial. Përndryshe, pasha Allahun do të ishin zhdukur “Vëllezërit-Mysliman”.
Unë jam duke folur për këtë grup, i cili kudo që është përhapur nëpër shtetet islame anekënd, gjithnjë ka futur vetëm sherr. Ata thërrasin në bërjen tekfir mbi pushtetarët duke i etiketuar ata si aleatë me perëndimin, jobesimtarëve, jehudive e të krishterët. Në fakt ata janë të parët që nënshkruajnë marrëveshje me jehuditë dhe të krishterët dhe bëhen aleatë me ta! Sa çudi! Si mendojnë njerëzit, unë nuk e di! Disa njerëzve duhet t’i sjellësh tek llamba dhe tu tregosh atyre se ajo bën dritë dhe prapë nuk shohin! Njerëzit kanë nevojë për durim. Durimi sjell -me lejen e Allahut- frytet e dëshiruara. Njerëzit kanë nevojë për të fituar vështrim dinjitoz dhe dituri.
Le t’i pyesin egjiptianët se çfarë po ndodh me ta?! Kemi probleme të mëdha në thirrje (da’ve) për në fenë e Allahut Tabarak ue Te’ala. E kam fjalën për thirrësit e vërtetë e jo për revolucionarët, -dhe udhëzuesit e vërtetë i udhëzojnë njerëzit për në fenë e Allahut edhe pse njerëzit janë kundër vetes së tyre. Ata janë më të mëshirshëm ndaj njerëzve se sa janë ata me veten e tyre.
Njerëzit nganjëherë, e hedhin veten e tyre në shkatërrim ndërsa këta i ndalojnë ata. A e dini pse ata e bëjnë këtë? Për shkak se ata janë trashëgimtarët e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
إِنَّمَا مَثَلِي وَمَثَلُكُمْ ، كَمَثَلِ رَجُلٍ اسْتَوْقَدَ نَارًا ، فَجَعَلَتْ هَذِهِ الدَّوَابُّ وَالْفَرَاشُ تَقَعْنَ فِيهَا ، وَجَعَلْنَ يَغْلِبْنَهُ ، وَأَنَا آخِذٌ بَحُجَزِكُمْ عَنِ النَّارِ ، فَتَغْلِبُونِي ، وَتَقْتَحِمُونَ فِيهَا
“Shembulli im dhe i juaji, është sikurse shembulli i atij që ndez një zjarr të madh, ndërsa kafshët dhe insektet bien në të. Ndërsa unë i largoj ato nga zjarri (në mënyrë që ato të mos digjen). Ndërsa unë ju kapi juve nga skajet e petkave tuaja (në mënyrë që ju të mos bini në të), kurse ju më merrni edhe mua në të (zjarr).
Dijetarët janë trashëgimtarët e Profetëve. Ky zjarr është një dritë që djeg. Ata që nuk e di se si duhet përdorur ata digjen nga ai zjarr. Kështu që, kur vijnë sprovat, ata (dijetarët) bëjnë dritë. Dijetarët zënë vendin e Profetit salallahu alejhi ue selem të cilët kapin njerëzit kapin skajet e petkave të njerëzve dhe i ndalojnë ata prej zjarrit. Përndryshe, në qoftë se dijetarët i braktisin ata, ata bëhen si këto insektet/fluturat që mendojnë se zjarri është vetëm dritë, ndërsa ai është edhe zjarr, hyjnë në të dhe digjen deri në fund. Dijetarët me vete kanë një dritë. Ata të ndalojnë ty nga rënia në zjarr. Sa për këta njerëz, ata e bëjnë zjarrin të duket si një dritë. Kur fillon t’i afrohesh atij, ti bien ashpër dhe pa dëshirë në zjarr. Ky është dallimi në mes të dijetarëve të Sunnetit –të atyre që kuptojnë fenë e kanë dije të mirëfilltë dhe njerëzve që udhëhiqen nga pasionet ose u takojnë Pasuesve të Epsheve.”