Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: el-Lubab, fq. 71-72
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”O të rinjë! Ju e keni obligim për ta njohur vlerën e këtij besimi, vlerën e Teuhidit dhe vlerën e Sunnetit. Ju duhet vërtetë të ndjeni rrezikun e bidateve dhe devijimeve. Disa ideologji kanë filluar për ta rrafshuar akiden e Teuhidit me tokë. Ky vend – Arabia Saudite – është invaduar nga mendime të përbëra nga besimi i Sufive dhe ideologjive që janë ndoshta më të rrezikshme se kaq. Mite dhe bidate futen në këtë vend për shkak të urrejtjes dhe xhelozisë kundër këtij vendi, sepse ky vend ka ngritur flamurin që qëndron për adhurimin e vërtetë të Allahut, flamurin e Kuranit dhe Sunnetit. Allahu i ka dhënë begati materiale për të cilat njerëzit i kanë zili. Kjo i bën armiqtë e Teuhidit që të shkatërrohen nga urrejtja dhe zemërimi. Si rezultat, ata kanë planifikuar për ta sulmuar këtë vend nëpërmjet ideologjive të tyre destruktive në mënyrë që këto ideologji në emër të Islamit të zënë vend në vend të thirrjes Selefije, më të cilën u ngritën etërit dhe gjyshërit tuaj.
O të rinjë! Jeni të kujdesshëm ndaj kësaj lufte që nuk e lerë pa prekur askë. Jini të kujdesshëm me këtë komplot. Shtrëngohuni më dhëmballë për thirrjen e Muhammed bin Abdil-Vehabit. Betohem në Allahun se thirrja e tij është përfshirëse. Ajo bashkon fenë dhe shtetin dhe përfshinë të gjitha mësimet islame, vlerat dhe bazamentet – elhamdulilah. Nuk ka asnjë mangësi në këtë thirrje. Betohem në Allahun se njerëzimi janë në një nevojë të madhe për këtë thirrje.”