Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)
Burimi: et-Takhuif min-en-Nar, faqe. 93-94
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Se’id el-Khudri ka transmetuar se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Uejl është një luginë në Xhehenem të cilën kafiri bie për dyzet vjet pa arritur fundin e saj.” 1
Transmetuar nga Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu.
Ibn Ebi Hatim transmeton nga Abdullah bin Mesudi i cili tha: ”Uejl është një luginë nga qelbi në Xhehenem.”
el-Muharibi transmeton nga el-Musejjeb dhe Asim bin Abin-Naxhud i cili ka thënë: ”Uejl është një luginë në Xhehenem në të cilën rrjedh qelbi nga banorët e Xhehenemit.”
Ata bin Jasar ka thënë: ”Uejl është një luginë në Xhehenem. Nëse malet ishin shtrirë në të, ato do të ishin shkrirë nga nxehtësia e lartë.”
Malik bin Dinar ka thënë: ”Uejl është një luginë në Xhehenem në të cilin ka lloje të ndryshme të dënimeve.”
Ebu Ijadh ka thënë: ”Uejl është një luginë nga qelbi në Xhehenem.”
Ibn Xherir transmetoi se Ebu Ijadh gjithashtu kishte thënë: ”Uejl është një pellg në rrënjët e Xhehenemit. Në të rrjedh qelbi i banorëve të Xhehenemit.”
Ai ka transmetuar të njëjtën gjë nga Sufjani.
Ua’il bin Muhanah ka thënë: ”Uejl është një luginë prej qelbi në Xhehenem.”
1 Tirmidhiu (2579), Ahmedi (3/75), Ibn Hiban (2600) dhe Hakim (2/507)