Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=140436
Data e fetvas: 11/12-1434 ose 16/10-2013
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A duhet të marrë paralajmërimin e Shejkh Rabi bin Hadi el-Umejr el-Medkhaliut kundër Shejkh Jahja el-Haxhurit?
Përgjigje: Nëse ai e kritikon këtë person, unë nuk besoj se Shejkh Rabi e kritikon dikë që ai nuk e njeh. Ai e bën këtë vetëm nëse ai e njeh atë.
Pyetje: A mund të pranojmë fjalët e Shejkh Rabis, atëherë?
Përgjigje: Unë shpresoj se nuk ka të keqe në këtë – insha Allahu. Unë nuk e njoh këtë njeri. Unë nuk kam lexuar asgjë prej tij në mënyrë që unë mund të kem një opinion të bazuar në njohuri dhe dije.
Pyetje: Shejkh Rabi thotë se ai e ka këshilluar atë në mënyrë të përsëritur por ai ende nuk kthehet në të vërtetën. Prandaj ai ka sjellë argumente.
Përgjigje: Kërko një person tjetër. Lere atë. Dituria nuk është e kufizuar tek një person.
Pyetje: A është e saktë se ai që e mbron atë, është sikurse ai?
Përgjigje: Jo, mos e mbroj atë. Mos e mbroj dikë për të cilin nuk e di se nuk ka gabime.