Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lumturia e gruas

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Gjëja më e keqe që po i lë popullin të pamartuar, është punësimi i femrës.  Ajo punësohet çdokund, duke braktisur shtëpinë e saj, për të vrapuar pas parave. Ajo nuk dëshiron të martohet. Sepse po të martohet, burri i saj do ta ndalojë nga puna. Prandaj ajo nuk dëshiron të martohet sepse është e etur për para. Disa femra mendojnë se lumturia qëndron tek punësimi, konkretisht tek paraja. Kjo nuk është aspak e vërtetë.

Lumturia është tek martesa me një burrë të mirë, të ketë pasardhës të mirë dhe që ajo të qëndroj në shtëpi për t’i edukuar fëmijët e saj. Kjo është lumturia reale. Pra uria për pasuri, është ajo që po shkakton beqari të shtyrë tek njerëzit. Ndërsa meshkujt nuk duan gra që, nuk u binden atyre, të cilat nuk edukojnë fëmijët dhe nuk qëndrojnë në shtëpi. Ata nuk i duan këto gra. Prandaj shumë prej meshkujve janë të pamartuar dhe për këtë arsye shumë martesa prishen.

Shpërndaje: