Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/579)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:
وَاصْنَعِ الْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا وَلاَ تُخَاطِبْنِي فِي الَّذِينَ ظَلَمُواْ إِنَّهُم مُّغْرَقُونَ
“E, ndërtoje anijen nën sytë Tanë dhe sipas shpalljes Tonë, e mos m’u lut Mua për ata që bënë zullum (shirk), ata do të përmbyten.”2
Pasi që pupulli i Nuhit e shpejtuan dënimin e Allahut, ai (alejhi-selam) u lut kundër tyre. Këtë lutje e përmendi Allahun (Te ala) kur Ai tha:
رَّبِّ لَا تَذَرْ عَلَى الْأَرْضِ مِنَ الْكَافِرِينَ دَيَّارًا
“O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë femohues.”2
فَدَعَا رَبَّهُ أَنِّي مَغْلُوبٌ فَانتَصِرْ
“E ai iu drejtua Zotit të vet: “Ata janë më të fortë se unë, prandaj më ndihmo!”3
Atëherë Allahu i shpalli atij:
لَن يُؤْمِنَ مِن قَوْمِكَ إِلاَّ مَن قَدْ آمَنَ فَلاَ تَبْتَئِسْ بِمَا كَانُواْ يَفْعَلُونَ
“Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për atë që veprojnë ata.”4
Mos u pikëllo dhe mos u brengos për ta fare:
Pastaj Allahu i shpalli atij:
وَاصْنَعِ الْفُلْكَ
“E, ndërtoje anijen…”
Do të thotë mjetin e udhëtimit:
بِأَعْيُنِنَا
”… nën sytë Tanë…”
Do të thotë nën vëzhgimin Tanë:
وَوَحْيِنَا
”… dhe sipas shpalljes Tonë…”
Udhëzimet tona që duhet ti ndjekësh. Disa Selefë thanë se Allahu e urdhëroi që të mbillte pemë, t’i pres ato dhe t’i thajë ato, e cila mori njëqind vite kohë. Pastaj u urdhërua të ndërtonte barkën, e cilat mori po ashtu njëqind vite kohë. Një mendim tjetër është se ndërtimi zgjati dyzet vite, Allahu e di më mirë.
1 11:37
2 71:26
3 54:10
4 11:36