Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lutja që pranohet gjatë së mërkurës – Mundhiri

Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui el-Mundhiri (v. 656)
Et-Terghib uet-Terhib (1185)
Komentues: Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Sahih-ut-Terghib uet-Terhib (2/49)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1185 – Xhabir bin Abdilah -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Profetiﷺ u lutë në xhaminë Fet’h, tre ditë, të hënën, të martën dhe të mërkurën. Lutja iu pranua në ditën e mërkurë në mes të dy namazeve, ndërsa fytyra e tij shkëlqente nga lumturia.”

 Xhabiri -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Sa herë që më ndodhte diçka e rëndësishme, lutesha gjatë kësaj kohe duke e ditur se do të më pranohet lutja.”

Transmeton Bukhari në el-Edeb el-Mufred, Ahmedi (3/332), Ahmedi, el-Bezari dhe të tjerët, transmetimi i imam Ahmedit është i mirë, hadithi është i saktë sipas imam Albanit në ”Sahih-ut-Terghib uet-Terhib (1185).

 

Shpërndaje: