Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (1/362-363)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A ka ndonjë lutje të transmetuar nga profeti ﷺ në lidhje me iftarin?
Përgjigje: Lutja pranohet gjatë iftarit sepse ajo bëhet kah fundi i adhurimit. Njeriu është më i dobëti gjatë iftarit. Sa më i dobët dhe më i ndjeshëm është personi, ai është aq më afër pendimit dhe përulësisë tek Allahu (azze ue xhel). Lutjet e transmetuara janë:
اللهم لَكَ صُمْتُ و على رِزْقِكَ أفْطَرْتُ
“O Allah! Unë kam agjëruar për Ty dhe e kam bërë iftar me furnizimin Tënd.”1
ذَهَبَ الظَمأ وَ ابْتَلَتِ العُرُوقُ وَ ثَبَتَ الأجْرُ إن شاء الله
“Është larguar etja, venat janë lagur dhe u realizua shpërblimi nëse do Allahu.” 2
Edhe pse ka dobësi në të dyja hadithet, ka dijetarë që thonë se ato janë të mira. Pavarësisht nëse ti i lexon ato ose ndonjë lutje tjetër, është e mundshme që të pranohet lutja.
1 Ebu Daudi (2358), Darakutni (240) dhe Ibn-us-Sunni në “A’mal-ul-Jaum uel-Lejleh” (482).
Ibnul-Kajimi ka thënë: “Ky hadith nuk është e konfirmuar.” (Zad-ul-Me’ad (2/51)).
Ibn Haxheri ka thënë: “Zinxhiri i hadithit është i dobët.” (Talkhis-ul-Habir).
2 Ebu Daudi (2357), el-Bejhaki në ”es-Sunen el-Kubra” (4/239) dhe në ”es-Sunen es-Sughra” (1390) dhe Darakutni (240). I mirë sipas Albanit në ”Irua-ul-Ghalil”.