Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh (25 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili dhikër është më i miri për t’u thënë në ditën e Arafatit?
Përgjigje: Dhikri më i mirë, si në ditën e Arafatit ashtu edhe jashtë saj, është:
لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير
“La ilahe ilAllah uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir.”
“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm e Pashok! Atij i takon sundimi e lavdia! Dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.“1
Dhikri është lutje edhe pse shprehet si madhërim sepse ai që e bën hamd Allahut -azze ue xhel- me gjuhë, në fakt po kërkon shpërblimin e këtij dhikri në mënyrë indirekte. Për këtë arsye disa dijetarë e konsiderojnë dhikrin vetë si një formë lutjeje. Nëse e pyet pse bën dhikër, ai të thotë: “Që të shpërblehem.” Kjo është vetë lutje. Megjithatë, është mirë që njeriu të bëjë edhe lutjet që dëshiron, duke përfshirë edhe lutjen:
“Zori ynë, na jep atë që është e mirë në këtë botë dhe atë që është e mirë në botën tjetër, dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit!” El-Bekare, 2:201
Ose me ndonjë lutje tjetër nga Kurani apo sunneti. Unë nuk di ndonjë lutje të veçantë për ditën e Arafatit. Lejohet të thuhet ajo që personi di. Mund të lutesh me lutjet e Kuranit dhe sunnetit që janë më të mirat, ose thua ndonjë lutje që vetë dëshiron.
1 I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit, dhe lutja më e mirë është lutja që e kam thënë unë dhe profetët para meje.”
La ilahe ilAllah uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir.”
“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm e Pashok! Atij i takon sundimi e lavdia! Dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.”
Transmeton Tirmidhi dhe të tjerët. Imam Albani e ka bërë hasen në ”Sahih Et-Tirmidhi 3/184 dhe në ”Silsileh Ehadith Es-Sahihah 4/6.