Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lutja më e mirë në ditën e Arafatit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në ditën e Arafatit çfarë dhikri duhet të bëjë nga ajo që është transmetuar në lidhje me të, o shejkh?

Përgjigje: I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

خير الدعاء دعاء يوم عرفة، وخير ما قلت أنا والنبيون من قبلي: لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير

”Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit, dhe lutja më e mirë është lutja që e kam thënë unë dhe profetët para meje.”1

“La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir.” Le t’i shtojë lutjet dhe po ashtu këtë lutje madhështore, këtë fjalë të teuhidit (la ilahe ilAllah), në këtë ditë madhështore.”


1 Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët. Imam Albani e ka bërë hasen në ”Sahih et-Tirmidhi” 3/184 dhe në ”Silsileh Ehadith es-Sahihah” 4/6.

Shpërndaje: