Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lutja pas ezanit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Fet’h-il-Mexhid (97)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

 اللَّهُمَّ ربَّ هَذه الدَّعْوَةِ التَّامَّةِ والصَّلاَةِ الْقَائِمَةِ آتِ مُحَمَّداً الوسيلة والْفَضِيلَةَ وَابْعَثْهُ مَقَاماً محموداً الذي وَعَدْتَهُ حَلَّتْ لَهُ شَفَاعَتِي يوم القيامة

“All-llahum-me Rabe hadhihid-da’uetit-tam-meti ues-salatil-kaimeh, ati Muham-medinil-Uasilete uel-fadileh, ue-b’athhu mekamen mahmudenil-ledhi ue’ad-teh.”

“(O Allah! Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i këtij namazi që do të falet! Jepi Muhammedit Uesilen dhe pozitën e lartë. Ringjalle atë në vendin e lavdëruar të cilin ia ke premtuar atij).” 

I dërguari i Allahut  ka thënë:

“Kushdo që thotë këtë lutje pasi e dëgjon ezanin, ai do të ketë ndërmjetësimin tim në Ditën e Gjykimit.“ 1


1 Sahih el Bukhari, hadithi nr 614

Shpërndaje: